SHBA paralajmëron Izraelin të shmangë sulmet ndaj Hezbollahut

Botë | 3 vite më parë

Presidenti amerikan Joe Biden dhe Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken i kanë kërkuar “privatisht” Izraelit të shmangë sulmet e rënda kundër Hezbollahut, njofton New York Times, citon ATSH.

Frika e Uashingtonit është se disa nga ushtarakët në kabinetin e luftës izraelite duan një sulm parandalues ​​kundër Hezbollahut. 

Kjo do të bënte që Izraeli të luftonte në dy fronte, Hamasi në jug dhe Hezbollahu në veri,  me rrezikun e përfshirjes së Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në konflikt.

Sipas ATSH 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme