Shkenca dhe inovacioni për zhvillim të qëndrueshëm, konferencë ndërkombëtare dyditore në Gjirokastër

Arsim | 3 muaj më parë

Kalaja e Gjirokastrës mirëpriti seancën plenare të Konferencës Ndërkombëtare “Shkenca dhe Inovacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm” duke mbledhur studiues, pedagogë dhe personalitete akademike nga universitete të Evropës dhe Azisë. Aktiviteti u përshëndet nga Rektori i Universitetit “Eqrem Çabej”, Prof. Dr. Jaho Cana, Ministrja e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro Furxhi, Kryetari i Bashkia Gjirokaster Flamur Golemi, si dhe rektorë e përfaqësues të universiteteve partnere, të pranishëm në sallë dhe përmes lidhjeve online.

“Kjo konferencë është dëshmi e qartë e asaj që universiteti duhet dhe mund të jetë në shekullin e XX. Jo vetëm një vend ku transmetohet dija, por një hapësirë ku ajo prodhohet, sfidohet, pasurohet, vihet në shërbim të shoqërisë”, deklaroi rektori Jaho Cana.

“Dua t’ju uroj me gjithë zemër suksese edhe mbarësi në këtë konferencë dyditore që mbledh bashkë jo vetëm pedagogë, jo vetëm studentë, jo vetëm kërkues shkencorë, por sidomos miq të dijes, të kërkimit shkencor dhe të arsimit të Lartë”, deklaroi Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro.

 Në vijim, ligjëruesit e ftuar nga universitete prestigjioze të Evropës dhe Azisë mbajtën prezantime mbi zhvillimin e qëndrueshëm, inteligjencën artificiale, inovacionin dhe arsimin e lartë.

“Tema ime është mbi shndërrimin e vajit të ullirit në trashëgimi kulturore në Puglia, domethënë mënyra se si disa lloje të vajit të ullirit konsiderohen si tipike të Puglias. Pse po shndërrohet në diçka që ka një lidhje të ngushtë vendore me Puglian dhe çfarë lloj ideologjish vihen në lëvizje nga kjo lloj lidhje. Pra kjo është pjesë e një projekti më të madh mbi shndërrimin e ushqimit në trashëgimi kulturore në Puglia”, u shpreh Fabio de Leonardis, Universiteti Shangait Kinë. Sot konferenca vijon në ditën e dytë të saj në ambientet e universitetit “Eqrem Cabej”.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme