Shkodër, 90 mësues me Covid-19

Sociale | 5 vite më parë

Numri i mungesave në institucionet arsimore të Bashkisë Shkodër vijon të jetë i lartë.

Sipas zyrës vendore arsimore nga raportimet e së enjtes në shkolla munguan 1630 nxënës ku 28 prej tyre rezultojnë me Covid-19.

Po ashtu të infektuar janë edhe  90 mësues.

Ymer Vila nga sektori i Monitorimit të Kurrikulës thotë se në asnjë klasë nuk është pezulluar procesi mësimor, pasi ZVA ka bërë zëvendësimet periodike të tyre duke marrë edhe arsimtarë nga portali “Mësues për Shqipërinë”

Në bashkinë Shkodër janë gjithsej në shkolla publike dhe private 17 331 nxënës si dhe 1667 mësues.

Për specialistet e Zyrës Arsimore, kjo shkëputje 5 ditore mund të ndikojë pozitivisht edhe tek ndërprerja e zinxhirit të infektimeve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme