Shkodra synon 700 mijë turistë në 2024-ën, 30 % më shumë se viti i kaluar

Ekonomi | 3 vite më parë

Interesi i turistëve vendas dhe te huaj për ta vizituar Shkodrën dhe pikat turistike të saj kanë ardhur në rritje gjatë viteve të fundit, ku edhe për vitin 2024 pritet që ta vizitojnë Shkodrën rreth 700 mijë turistë, një rritje me rreth 30 % më shumë se vit i shkuar.

“E reja është që nuk do të kemi më ditë hapje apo mbyllje të sezonit. Sezoni në Shkodër do të jetë gjatë gjithë vitit. Kjo u vërtetua edhe me dy festat ajo e qytezës së festave në dhjetor apo me karnavalet që pati një boom të turistëve. Këtë vit presim të kemi një rritje me 30 % nga viti 2023 ku mund të presim deri në 700 mijë turistë”, tha Rudin Bekaj, zv.kryetar i Bashkisë Shkodër.

Ndërkohë Bashkia Shkodër është drejt përfundimit të brand-it të saj dhe krijimit të një website ku çdo turist mund të marr informacion rreth Shkodrës.

“Do të ketë informacionin  më të mirë për produktet dhe shërbimin që mund të gjejnë këtu. Deri në fund të marsit do e kemi krijuar website-in”, tha Bekaj.

Në hartën e turizmit shqiptar, Shkodra konsiderohet si kryeqendra nga mund të nisë udhëtimi për të vizituar veriperëndimin e Shqipërisë.

Gazetar: Luan Kadija

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme