Shpallja “non grata”, nis në Britani rishikimi gjyqësor i Berishës

Ka nisur në Britani rishikimi gjyqësor i ish-kryeministrit Sali Berisha, kundër Ministrisë së Brendshme britanike, lidhur me vendimin e shpalljes së tij “non grata”, sipas medias britanike “city a.m”.
“Duke filluar nga sot (19 mars), në Komisionin Special të Apelimit të Emigracionit (SIAC) në Mbretërinë e Bashkuar, do të nisë aplikimi i ish-kryeministrit për shqyrtimin e vendimit”, shkruan media britanike.
Berishës iu ndalua hyrja në Britani në vitin 2022, vendim i marrë nga Sekretari i Brendshëm në atë kohë, Priti Patel.
Mbretëria e Bashkua ndoqi hapat e SHBA-së, që e shpallën Berishën “non grata” në vitin 2021, i akuzuar për korrupsion. Berisha ka mohuar vazhdimisht akuzat e ngritura ndaj tij, duke i konsideruar të pavërteta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




