Shqiptarët kanë besim tek NATO- Sondazhi tregon se rreth 80% mbështesin Aleancën Euroatlantike

Aktualitet | 3 vite më parë

Edhe pas pak më shumë se një dekade anëtarësimi në NATO, mbështetja masive e shqiptarëve për organizatën, mbetet e qëndrueshme.

Një sondazh i kohëve të fundit ka konstatuar se Shqipëria nuk është prekur nga teori konspirative mbi zhvillimet e fundit, sa dhe nuk ka humbur besimin në Aleancën ushtarake perëndimore.

“Publiku shqiptar mbetet pozitiv për Aleancën Euroatlantike. Edhe nëse sot do të votonin në një referendum, më shumë se 75% do të votonin pro të qënurit pjesë e NATO-s. Të pyetur konkretisht që a mendojnë ata se NATO do ta mbronte Shqipërinë nëse do të ishte e kërcënuar, ndjehet një besim i fortë nga publiku shqiptar se një gjë e tillë do të ndodhte”.

Mbështetjen për NATO-n në Shqipëri nuk e ka lëkundur lufta në Ukrainë.

“Publiku shqiptar mbetet i paprekur nga teoritë e konspiracionit dhe shpreh solidaritet të plotë me popullin e Ukrainës. Faji hidhet tek Rusia, qytetaret shprehen në favor të shtetit që te marrin të gjitha masat e duhura në mënyrë që Shqipëria të jetë një kontribuuese e denjë në NATO që të shfrytëzojë të gjithë potencialin e anëtarësimit në këtë aleancë“.  

Gazetare: Entela Komnino

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme