Shtyhet afati i ligjit “Për investimet strategjike”, kriteret për të përfituar statusin e investitorit strategjik

Ekonomi | 3 vite më parë

Afati i ligjit “Për investimet Strategjike” do të shtyhet deri në fundit të këtij viti dhe jo deri më 31 dhjetor 2027-ën siç ishte propozuar nga deputeti i PS-së Eduard Shalsi.

Komisioni i Ekonomisë rrëzoi edhe 5 nenet e parë të projektligjit.

Diskutime në komision kishte lidhur me vlefshmërinë e këtij ligji në tërheqjen e investitorëve të medhenj në fushat strategjike.

Pas skadimit të afatit më 31 dhjetor 2023 të Ligjit “Për Investimet Strategjike” ishte kryetari i Komisionit të Ekonomisë Eduard Shalsi që bëri propozimet e reja të cilat përveç zgjatjes së afatit, kishte edhe ndryshime të tjera që kanë të bëjnë me vlerën e investimit.

Sipas propozimit, statusi “investitor strategjik” me procedurë të asistuar, në çdo sektor do të jepet nëse vlera e investimit është mbi 50 milionë euro si dhe duhet që të garantohen minimalisht 300 vende pune.

Gazetare: Amela Koçerri


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme