Shtyhet takimi i Ramës me emigrantët në Londër, do të mbahet në shtator

Edi Rama do të takohet me bashkatdhetarët tanë në Britaninë e Madhe në muajin shtator dhe jo më 2 qershor, siç ishte planifikuar më parë. Lajmi, që për RTSH u konfirmua nga burime diplomatike, shoqërohet me një sqarim që lidhet po me zhvillimet politike në Britani dhe jo me agjendën e kryeministrit shqiptar.
Kryesocialisti që udhëheq Shqipërinë prej 11 vjetësh, ka falënderuar me një mesazh të rezervuar te gjithë ekipin e njerëzve që kanë punuar gjatë këtyre muajve për takimet e Ramë me diasporën, bëhet fjalë për takimet e zhvilluara në Athinë dhe Milano që për kryeministrin dhe Partine Socialiste u cilësuan sukses.
Britania e Madhe shkon ne zgjedhje të parakohshme në datën 4 korrik, e kjo duket se ka qenë arsyeja kryesore që e ka shtyrë stafin e kryeministrit Rama të shtyjë për në vjeshte takimin me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Mbretërinë e bashkuar.
Socialistët po tregohen të kujdesshëm që zgjedhjet e Britanisë të mos interferojnë me takimet e shefit të qeverisë shqiptare, pavarësisht se qeveria britanike dhe Tirana zyrtare janë në ditët më të mira te marrëdhënieve politike dhe diplomatike.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



