Sirena turke për Vedat Muriqin

Spanjë | 5 vite më parë

Vedat Muriqi po përjeton një  rini të dytë në La Liga me Mallorcan por sërish kaq nuk mjafton që bomberii Kosovës të vazhdojë aventurën në Gadishullin Iberik. Sipas mediave italiane, në rast se skuadra ishullore nuk mbijeton në Primera Division, atëherë shtatlarti do të rikthehej nga huazimi me destinacion Lazion edhe pse ka sirena interesante nga Turqia për të. Fenerbahce dhe Gallatasaray janë në gjurmët e Muriqit që deri në këtë pikë të sezonit ka shënuar 3 gola me fanellën e Mallorcas edhe pse u transferua në Spanjë vetëm tre muaj më parë.

Kjo nuk është hera e parë që Fenerbahce synon të rikthejë në shtëpi sulmuesin, i cili shkelqeu për dy sezone në radhet e skuadrës nga Stambolli përpara se të transferohej në 2020-ën te Lazio për 20 milionë euro. Në 1 sezon e gjysmë me fanellën bardhekaltër Muriqi nuk bindi dhe në Itali e kosndierojnë lojtar me valixhe në dorë edhe në rast se Mallorca nuk ushtron të drejtën e blerjes që është rreth 9 milionë euro. Pista surprizuese është Gallatasaray, një tjetër klub nga Stambolli dhe rivali i përjetshëm i Fenerbahce.

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme