Situata e COVID-19 në qarkun e Gjirokastrës/ Shefi i epidemiologjisë: Vetëm 1 rast pozitiv në 2 javët e fundit

Sociale | 3 vite më parë

Kjo periudhë vere është shoqëruar me rritje të rasteve me COVID-19, në pjesën më të madhe të Evropës, duke mos lënë pas edhe Shqipërinë.

Megjithatë, sa i përket Qarkut të Gjirokastrës, situata epdemiologjike paraqitet e qetë pavarësisht fluksit të emigrantëve dhe shtimit të turistëve.

Shefi i epdemiologjisë pranë njësisë vendore të kujdesit shëndetësor Gjirokastër, Arenc Brahimi, në një prononcim për RTSH ka pohuar se “në 2 javët e para të gushtit janë konstatuar vetëm një rast pozitiv me COVID-19 i moshës pediatrike, i cili kishte manifestuar temperaturë të lartë dhe për fat të mirë, s’ka paraqitur komplikacione të tjera”.

Brahimi ka nënvizuar më tej se për monitorimin e ecurisë epidemiologjike gjatë sezonit veror janë marrë masat në bashkëpunim me policinë në pikat e kalimit kufitar.

Gazetar: V. Shumeli

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme