S’ka kufij për punëtorët në Ballkan – Nga 1 marsi shqiptarët, maqedonasit e serbët, pa kushte shtesë

Ekonomi | 3 vite më parë

Qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë që nga 1 marsi do të mund të punojnë pa kushte shtesë duke iu njohur e drejta e punësimit në të tre vendet. Kjo pasi tre qeveritë kanë firmosur marrëveshjen që mundëson lëvizjen e lirë të punëtorëve.

 Pedagogu Erion Muça e ka vlerësuar pozitiv këtë vendim.

“Vendimi është pozitiv, është bërja e të gjitha procedurave dhe burokaracive që kanë të bëjnë me aspektin ligjor apo ato që lidhen me kalimin kufitar apo centralizimi në një bazë të vetme të dhënash për aplikmin për punë në këto vende është një mundësi shumë e mirë që mund ta bëjë të thjesht sinkronizim që këto tre vende bëjnë mes njera tjetrës”, tha Muça

Aksesi i lirë në tregun e punës mes tre vendeve shihet nga Muça edhe si një rritje e potencialit për të tërhequr më shumë investitorë të huaj.

“Si vende të ndara ka qenë shumë e vështirë që ne të bënim një masë kritike njerëzish e cila do ishte në funksion jo vetëm si konsumatorë, por edhe si burime njerëzore sipas nevojave që ata mund të ketë për profesionistë vendas në funksion të shërbimeve“, tha Muça.

Kjo marreveshje shihet edhe si një alternativë për të kapërcyer problemin e mungesës së fuqisë punëtore dhe për krijimin e një tregu pune me afersisht 11 milionë banorë.

Gazetare: Amela Koçerri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme