Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2021

Nga data 24 mars deri në 15 prill çelet thirrja për të aplikuar në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2021. Ministrja e bujqësise Milva Ekonomi në një intervistë dhënë RTSH tha se këtë vit do jepen 804 milion leke për të mbështetur të gjitha skemat në bujqësi. Ekonomi bëri të ditur se nga këto skema, “Përfitojnë të gjitha kulturat duke përfishirë edhe sipërfaqeve të mbjella me ullinj”.
Mbështetja ofrohet për sektorët: blegtori, bletari, zëvendësimin e plasmasit në serra, për prodhimin organik, për certifikimin Global GAP, për bimët mjekësore, për shndërrimin e shtëpive në bujtina dhe ndërtimin e një agroturizmi të ri. Në këtë mënyrë sipas ministres Ekonomi përmes këtyre skemave fermat do të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme.
Të gjithë fermeret aplikimet do ti kryejnë me zero dokumente. Vetëm me kartën e identitetit, numrin e NIPT-i dhe me një vetëdeklarim ku mund të kërkohet mbështetje për një nga 9 masat mbështetëse që ka ky program këtë vit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




