Skema kombëtare për bujqësinë, fermerët nuk paguajnë leke në pikat e karburantit kur marrin naftën për bujqësinë

Ekonomi | 6 vite më parë

Fermerët kanë nisur aplikimet online në e-Albania, për Skemat Kombëtare të Mbështetjes për Bujqësinë me zero dokumente për shtatë masa mbështetëse. Ministrja e Bujqësisë,  Milva Ekonomi gjatë interpelancës tha se ”fermerët aplikojnë në Skemat e Mbështetjes 2021 për të njëjtat masa si vitin e kaluar me zero dokumente”. 
Sipas Ekonomit nuk kërkohet pagesa e taksave, as pagesa e sigurime shoqërore, dhe mjafton të merrni naftë pa paguar asgjë.
Aplikimet në Skemat Kombëtare 2021 do të jetë e hapur deri në javën e parë të muajit prill Ndërkohë që vitin e kaluar nga Skemat Kombëtare 2020 përfituan 17 mijë fermerë.
Janë 6600 kërkesa të fermerëve që duan të pajisen me NIPT që nga koha e nisjes së aplikimit në skemën e naftës. Ekonomi tha se naftë falas përfitojnë të gjithë fermerët që punojnë tokën edhe kur e kanë tokën me qira.
Ekonomi tha se “Fermerët nuk paguajmë asnjë lek në pikat e karburantit kur marrin naftën për bujqësinë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme