Socialistët nisin festën në Elbasan, Gjiknuri, Kushi dhe Llatja: Firmosëm kontratën e re 4-vjeçare me qytetarët

Politikë | 4 vite më parë

Socialistët kanë nisur festën në Elbasan të Kandidatit socialist Gledian Llatja. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka deklaruar se fitorja në Elbasan i ka bërë krenar të gjithë socialistët, ndërsa iu kundërpërgjigj edhe akuzave mbi procesin e votimit, duke thënë se “nuk na bën surprizë. Fushata do ketë cikle të ndryshme dhe erdhëm te cikli i fundit ku fitorja do vihet në dyshim. Këto janë simptomat e humbësit, Elbasani do ecë përpara dhe nuk do kthejë kokën pas”.

Ndërsa ministrja e Arsimit, Evis Kushi u shpreh se Elbasani i mençur e bëri sot zgjedhjen, duke vendosur të ecë përpara dhe t’i besojë drejtimin e Bashkisë kandidatit Gledian Llatja.

“Elbasani i mençur sot bëri zgjedhjen e duhur duke vendosur të ecë përpara me Gledin dhe PS.

Ka qenë fushatë e bukur dhe e qetë. Qytetarët na janë bashkuar”, tha Kushi.

Gledian Llatja e konsideroi një fitore të thellë të merituar në Elbasan rezultatin me 55.83 % të votave të siguruar.

“Ne ecim vetëm përpara. Sot firmosëm kontratën e re me qytetarët për të vijuar 4 vite të tjera së bashku me më shumë projekte dhe më shumë mbështetje për shtresat sociale. Do jetë 4-vjeçari i zhvillimit të Elbasanit”, tha Llatja.

Kandidati i Bashkë Fitojmë Luçiano Boçi mori 44.17 % të votave në 180 qendra votimi nga 224 që janë në total.

/rtsh.al/

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme