Soko: Pse fiton Rama? Të fitosh ndaj Ramës duhet të bësh të kundërtën e tij

Politikë | 2 vite më parë

Përfaqësuesi i “Nismës Thurje”, Pano Soko ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se mënyra për të fituar ndaj Edi Ramës është domosdoshmëria e krijimit të një fryme të re.

Sipas Sokos, Rama i fiton zgjedhjet me anë të grupeve kriminale dhe duke përdorur administratën. Ai theksoi se forca alternative që del përballë Ramës duhet të ketë një frymë tërësisht ndryshe nga Rilindja.

“Rama fiton për ca gjëra të tjera. Ne e dimë shumë mirë pse po fiton. Arben Ahmetajn dëgjova dje; ne tha këta grupet që kontrollon ky na shërbejnë elektoralisht. I përmendi ai, Dibra, Elbasani, Durrësi, Vlora, Fieri. Këto janë një faktor, e dyta është përdorimi i administratës.

E treta është paraja informale që hyn në zgjedhje, pagesa dhe blerja e votave nga grupet kriminale. E vetmja gjë që krijon frymë në një gjendje të tillë është që ti të jesh kaq ndryshe nga ky sa të mos kesh asnjë pikëprerje nga ky, nëse do të mundesh Edi Ramën duhet të bësh  antitezën e Edi Ramës.

Këtë model të Rilindjes, të mënyrës se si mban dhe e përdor pushtetin është të bësh të kundërtën. Është e vetmja formë si mund të krijosh frymë dhe tua shpjegosh njerëzve se pse. Sepse përfitimi i çdo njeriu vjen me atë që ti premton se do të bësh”, u shpreh Soko.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme