Sot festa e dashurisë – Dhurata e preferuar për Shën Valentinin ishin lulet

Ky Shën Valentin i gjeti rrugët e kryeqytetit të veshur me ngjyrë të kuqe dhe të dekoruara me simbolikat e kësaj dite të rëndësishme. Një pjesë të qytetareve i shihje duke shëtitur me lule në duar ndërsa jashtë lokaleve mund të dëgjoje vetëm meloditë e këngëve më të bukura të dashurisë. Nuk munguan edhe rastet ku ndonjë performancë mund ta shijojë live.
Atmosfera romatike u ndje këtë të mërkurë kryesisht në dyqanet e luleve apo çdo kënd lagjeje , ku kliente të moshave të ndryshme nuk hezituan të blinin buqeta me mimoza apo kompozime trëndafilash të kuq të cilët ua dhurojnë njerëzve të tyre të zemrës.
Festa e Shën Valentinit festohet në shumë vende të botës. Një pjesë e qytetarëve preferojnë të festojnë thjeshtë me një shëtitje me njeriun e zemrës, të tjerë i japin kuptim kësaj dite nëpërmjet shkëmbimit të dhuratave, të tjerë preferojnë të qëndrojnë indiferent ndaj 14 shkurtit.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




