Sot mbahet seanca në GJKKO për Sali Berishën! Ish-kryeministri mbledh Kryesinë, të premten Këshillin Kombëtar

Politikë | 3 vite më parë

Sikurse është njoftuar, Gjykata e Posaçme pritet të vendos sot për masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në 14:30 pritet të mbahet seanca për masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për akuzën ‘korrupsion pasiv’ në çështjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’.

Sipas informacioneve, Ish-kryeministri Sali Berisha nuk pritet që të jetë i pranishëm në seancë, por do të dërgojë dy avokatët e tij Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjezi, se sikurse ka njoftuar do të zhvilloi një mbledhje me Kryesinë e Rithemelimit, ndërsa të premten do të mbledhë Këshillin Kombëtar të Rithemelimit.

Seanca e ditës së djeshme (24 tetor) u mbyll pa vendim për shkak se dy avokatët e Berishës, deklaruan se kanë paditur gjyqtaren Irena Gjoka për ‘shpërdorim detyre’ duke kërkuar përjashtimin e saj, por gjykata nuk e konfirmoi dorëzimin e kësaj kërkese.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme