Sotiraq Filo fiton mandatin e tretë në Korçë. PS mban dhe Vlorën, fiton Ermal Dredha

Politikë | 4 vite më parë

Partia Socialiste ruan fitoren në Korçë dhe në Vlorë.

Numërimi në bashkinë e Korçës u mbyll mesditën e sotme dhe Sotiraq Filo mori votën e qytetarëve për ta drejtuar qytetin edhe për një mandat të tretë.

Sotiraq Filo është shpallur fitues me 20996 ose 60.63 % të votave. Një diferencë prej 7 365 vota në krahasim me kandidaten e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ledina Alolli e cila ka marrë 13631 vota ose e thënë ndryshe 39.37 %.

Pas fitores Filo u premtoi korçarëve më shumë punë.

“Dua të siguroj banorët e Korçës se në këto 4 vite do të bëjmë shumë më tepër punë sesa kemi bërë. Kemi projekte të jashtëzakonshme që do e çojnë qytetin dhe fshatrat në një nivel tjetër” tha Filo

Ndërkohë drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi kujtoi projektin e stadiumit dhe premtoi investime të reja.

“Ka fituar Korça. Programi unë është një program për Korçën. Sepse në shkallët e stadiumit të ri do të ulen socialistë e demokratë. Në shkolla që ndërtojmë e qendrat e fëmijë luajnë bashkë të gjithë fëmijët. Nuk e ndajmë qytetin me ngjyra, sot ulen flamujt politike e nesër nis puna”

Vlorë

Partia Socialiste ka fituar bindshëm edhe në bashkinë e Vlorës. Socialisti Ermal Dredha ka fituar me një diferencë të madhe votash, duke marrë 70.55 % në raport me 29.45 %që ka marrë kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Hysni Sharra.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme