Spahia: Shkodranët janë të revoltuar nga kërcënimet e Ramës. Zero projekte të miratuara

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia beson se Edi Rama do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët e Shkodrës për qëndrimin e tij se nuk bashkëpunon me bashkitë ku votohet opozita.

“Edi Rama ka treguar me fakte se nuk e ka problem t’u ofrojë qytetarëve njerëz thellësisht të inkriminuar dhe të korruptuar. Ky qëndrim nuk dëmton aspak, por zgjon edhe njëherë ndjenjën e revoltës tek qytetarët e Shkodrës”, tha Spahia për emisionin “Pa Censurë” në RTSH.

Kryeministri ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se e sheh të pamundur bashkëpunimin me “kukullat e Berishës dhe Metës”, që synojnë t’i shndërrojnë bashkitë në oaze të luftës politike.

Bardh Spahia nuk i jep të drejtë as rivalit të tij Benet Beci, që thotë se Shkodra ka mbetur peng i politikës.

“Nuk ka patur luftë nga ana e bashkisë me qeverinë. Nuk ka patur asnjë rast të vetëm kur Bashkia e Shkodrës të jetë bërë pengesë për një nismë për të financuar apo investuar. Përveç 42 projekteve të viteve të mëparshme, në 2022 janë dërguar 50 projekte të tjera prej meje për financim qeverisë qendrore dhe FSHZH dhe kemi marrë zero përgjigje. Shkodra mund të quhet peng i papërgjegjshmërisë së kryeministrit Rama dhe i maxhorancës së tij, që ka zgjedhur të persekutojë Shkodrën dhe qytetarët e saj mbi baza politike”, tha Spahia për RTSH në emisionin “Pa Censurë”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme