Speciale rtsh.al/ Zgjedhjet e pjesshme vendore, ja përballjet mes PS- PD dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë”

Politikë | 5 vite më parë

Duket se po shkon drejt kompletimit mozaiku i përballjeve në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. PS ishte i pari subjekt politik, i cili me shpejtësi zgjodhi kandidatët e vetë në Shkodër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Dibër, dhe 1 ditë më parë zgjidhi edhe ekuacionin në Lushnjë.

Me pak ditë vonesë edhe koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Berisha- LSI), publikoi kandidatët e saj, sipas një procesi që ish kryeministri Berisha dhe LSI e konsideruan si primare.

Tashmë duket se edhe PD po përmbyll listën me emrat e saj për këto 6 bashki. PD do të garojë në Bashkinë Shkodër me Xhemal Bushatin, i cili më parë ka mbajtur postin e ish kryetarit të këshillit bashkiak Shkodër. Për Bashkinë Lushnje baza e Partisë Demokratike ka propozuar emrin e Indrit Sefës, sekretarit për marrëdhëniet ligjore dhe proceset zgjedhore në PD. 

Ditën e djeshme baza e PD propozoi Luan Hotin në Durrës për kandidat për kryebashkiak, ndërsa në Rrogozhinë është propozuar emri i Ferdinand Saraçit. Kandidatët do i nënshtrohen shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PD. Pritet ende që PD të propozojë kandidaturat për Bashkinë Dibër dhe Vorë.

Për Bashkinë Durrës, Hoti do të ketë përballë në këtë garë Emirjana Sakon nga PS-ja, si edhe Ardian Mukën, që vjen si kandidaturë e “Shtëpia e Lirisë”.

Kandidati i PD për Shkodrën Xhemal Bushati, do të jetë përballë  kandidates së PS, Majlinda Angoni, aktualisht prefekte e Shkodrës dhe kandidatit të “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia.

Ndërsa Indrit Sefa pritet do të përballet me kandidaten e PS në Lushnje Eriselda Sefa dhe Elton Banon, kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Për Bashkinë Rrogozhinë PD garon me Ferdinand Saraçin, i cili do të përballet me Edison Memolla të PS dhe Hekuran Xhanin të propozuar nga “Shtëpia e Lirisë”.

Kandidatët e PS

Për Bashkinë Durrës, PS garon me Emirjana Sakon, aktualisht kryetare në detyrë.

Për Bashkinë Shkodër,  PS garon me Majlinda Angonin, aktualisht prefekte e qarkut Shkodër.

Për Bashkinë Dibër, PS garon me Rrahim Spahiun, me karrierë të gjatë në administratën publike dhe atë bankare.

Për Bashkinë Rrogozhinë, PS garon me Edison Memolla, aktualisht kryetar i komanduar.

Për Bashkinë Vorë, PS garon me Blerim Shera, arsimtar.

Për Bashkinë e Lushnjës vijojnë ende diskutimet.

Kandidatët e „Shtëpia e Lirisë“

Premtim Kryemadhi në bashkinë Dibër

Ardia Muka në bashkinë Durrës

Elton Bano në bashkinë Lushnje

Hekuran Xhani në bashkinë Rrogozhinë

Lulzim Vrana në bashkinë Vorë

Bardh Spahia në bashkinë Shkodër

Kandidatët e PD

Për Bashkinë Durrës PD garon me Luan Hoti

Për Bashkinë e Rrogozhinës PD garon me Ferdinand Saraçin

Për Bashkinë Shkodër PD garon me Xhemal Bushatin

Për Bashkinë Lushnje PD garon me Indri Sefa

Në pikëpyetje kandidaturat në Dibër dhe Vorë

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme