Spitalla, me qera për 99 vjet

Ekonomi | 6 vite më parë

Ministia e Financave dhe Ekonomisë ka hapur serish garën për zonën ekonomike të Spitallës, pak kilometra larg Durrësit. Ky institucion ka publikuar se kjo zone ekonomike do të mund të kaloje tek privati për një afat 99 vjet. Për të gjithë të interesuarit për të paraqitur oferta ministria ka lënë afat deri në datën 15 prill 2021. 
Në objekt të kontratës do të jetë ndërtimi, zhvillimi, mirëmbajtja dhe operimi i Zonës së Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik, në Spitallë, Durrës. 
Vlera e kërkuar e sigurimit të ofertës është 15 milionë lekë. 
Për këtë procedurë konkurruese, kriteret e përzgjedhjes së fituesit, janë: propozimi teknik për ndërtimin e zonës vlerësohet me 25 pikë, ndikimi mjedisor 10 pikë, ndikimi social 15 pikë, koha e përfundimit të investimit 10 pikë dhe kapaciteti financiar dhe mundësia e financimit të projektit (plani i biznesit) me 40 pikë.
Sa i përket vendodhjes së kësaj zone ekonomike, ajo është e pozicionuar sipas ministrisë në një territor shumë të favorshëm për bizneset. Ajo shtrihet në afërsi me Portin e Durrësit, më të madhin dhe më të rëndësishmin në Shqipëri, pranë qytetit të dytë për nga zhvillimi ekonomik në Shqipëri, Durrësit, dhe 30 km larg Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” 37 km nga Tirana. 
Zona e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik Spitallë, ndodhet në veri të Qytetit të Durrësit. Sipërfaqja prej 49.1 ha i përket Zonës Kadastrale. Zona ekonomike e Spitallës është shpallur si e tillë që prej vitit 2017. Në atë kohë Ministria e Ekonomisë që bëri edhe vlerësimin e ofertave shpalli si fitues një  bashkimin e të tre shoqërive  të cilët parashikonin parashikon ndërtimin e një fabrike për pasurimin e ferro-kromit me vlerë rreth 39 milionë euro duke hapur 2500 vende të reja pune. Por kjo procedura u kundërshtua nga operatori i dytë që nuk u shpall fitues dhe përzgjedhja e bërë nga ministria në atë kohë u kritikua edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme