Studentët e UT, 11 mijë firma për kthim në auditore

Studentët e Universitetit të Tiranës kanë dorëzuar paraditen e së mërkurës në kryeministri një peticion me 11.000 firma për rikthimin e mësimit në auditor. Studentët kërkojnë që të paktën seminaret, praktikat dhe punët laboratorike të bëhen në ambjentet e fakulteteve, pasi virtualisht është e pamundur që të kryehen.
Ndryshe nga shkollat 9 vjeçare, universitetet vijojnë të jenë të mbyllura. Që në nisje të vitit akademik 2020-2021 studentët po e zhvillojnë mësimin online, ndërsa ende nuk dihet se kur do të rikthehen në auditore.
Sezoni i provimeve për ta ka nisur këtë muaj. Një një pjesë e madhe e provimeve po zhvillohet online ndërsa vetëm një numër i reduktuar testesh specifike po zhvillohen ne auditore.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




