Sula: Informuam parlamentarët evropianë se opozita është nën dhunim

Politikë | 2 vite më parë

Këtë të mërkurë (23 tetor), GJKKO konfirmoi masën “arrest me burg” për ish-presidentin Ilir Meta. Në një lidhje për emisionin “3D” nga Alban Dudushi, nën moderimin e Sonila Agostinit, deputeti Dash Sula tha se lidhur me çështjen “Meta” lindi nevoja për të informuar parlamentarët evropianë, pasi sipas tij, këta të fundit nuk janë të mirëinformuar dhe se na shohin si një shtet normal e demokratik. 

Sipas tij, opozita është në dhunim pasi fjala dhe të drejtat e saj censurohen.

“Unë nuk kam qenë në takimet e ngushta me takimet me eurodeputetët, gjithsesi e rëndësishme  është që sot kemi informuar të gjithë parlamentarët në parlamentin Europian në Strasburg për situatën e Shqipërisë sepse me siguri nuk  kanë informacione se çfarë po ndodh në vendin tonë, sepse në syrin e parë Shqipëria duket si një shtet normal dhe demokratik. Por që në të vërtetë nuk është aspak demokratik. Gjatë 34 viteve të fundit, politika e çuar shtetin shqiptar deri në këtë pikë. Midis parlamentit europian dhe atij shqiptar mund të themi që ky i fundit është një errësirë ku fjala dhe të drejtat e opozitës censurohen”, tha Sula.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme