Sulmi në spitalin e Gazës, inteligjenca amerikane: Nga shpërthimi kanë vdekur 300 persona

Inteligjenca amerikane ka bërë të ditur se ka të ngjarë që numri i të vdekurve nga sulmi me raketa në një nga spitalet e Gazës shkon midis 100 deri në 300 persona.
Në një raport të inteligjencës amerikane theksohet se “ne jemi ende duke vlerësuar shifrat e numrit real të viktimave dhe vlerësimi ynë mund të evoluojë. Shtetet e Bashkuara i marrin seriozisht vdekjet e të gjithë civilëve dhe po punojnë intensivisht për të adresuar krizën humanitare në Gaza”.
Vlerësimi i paklasifikuar i inteligjencës amerikane thekson më shumë detaje në vlerësimin fillestar të komunitetit të inteligjencës amerikane të publikuar të mërkurën se Izraeli nuk ishte përgjegjës për sulmin ndaj spitalit.
Sipas inteligjencës amerikane, puna vazhdon për të vërtetuar nëse shpërthimi erdhi nga një raketë e dështuar e grupit militant Xhihadi Islamik.
Vlerësimi thekson se komuniteti i inteligjencës “vërejti vetëm dëmtime të lehta strukturore në spital”, pa asnjë dëmtim të dukshëm në ndërtesën kryesore të spitalit dhe pa kratere me ndikim, transmeton CNN.
“Ne shohim vetëm dëmtime të lehta në çatitë e dy strukturave pranë godinës kryesore të spitalit, por të dyja strukturat kanë mbetur të paprekura”, thuhet në raport.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




