“Syri i Sheganit” atraksioni turistik në Malësi të Madhe që kërkon lavdinë e lashtësisë

Rruga për në Syrin e Sheganit mund ta përshkosh me makinë nga Shkodra në më pak se 30 minuta. Bukuritë e këtij vendi mund t’i shijosh me varkë apo në këmbë. Historiani Gjokë Luli thotë se dokumentat tregojnë se në kohën e perandorisë otomane kjo zonë cilësohej si një ndër më të bukurat e Shkodra ishte qyteti i dytë më i bukur në atë kohë pas Stambollit.
Kreu i Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj tregon se vëmendja e qeverisë është përqëndruar edhe në turizmin malor ku përmend një sërë investimesh të kryera si dhe ato që priten të nisin brenda një kohe te shkurtër:
Ndërsa në Syrin e Sheganit për hir të së vërtetës nuk ka pasur investime konkrete.Sipas Marinajt fondi shqiptar për zhvillim ka nisur një studim përgjatë gjithë vijës liqenore përfshi Syrin e Sheganit një investim ky pothuajse i ngjashëm me atë të Shirokës.
Rreth 20 vite më parë kjo zonë shfrytëzohej për kontrabandën e naftës në drejtim të ish Jugosllavisë, ndërsa sot është kthyer në një nga atraksionet turistike me të veçanta në veri të Shqipërisë.Ky destinacion gjendet në afërsi të fshatit Gashaj, i cili është pjesë e njësisë administrative Kastrat dhe për të arritur pranë këtij thesari të çmuar përveç rrugës automobilistike, mund të shkohet edhe në rrugë ujore.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




