Takime elektorale në qarkun e Dibrës, Rama thirrje qytetarëve: Mos votoni koalicionin Berisha-Meta

Politikë | 4 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me sipërmarrës të sektorit privat në Bulqizë, ku theksoi se rritja e pagave të punonjësve, është një prioritet kombëtar i përbashkët.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se është domosdoshmëri që edhe sektori privat të bashkëpunojë në këtë drejtim.

Kryesocialisti ka marrë si shembull një prej fasonerive të Bulqizës, me eksperiencë të suksesshme në politikat e rritjes së pagave dhe trajtimin me dinjitet të punonjësve.

Më tej, kreu i qeverisë rikujtoi se brenda prillit të 2025 paga minimale do të shkojë 45 mijë lekë.

Më herët Kryesocialisti Rama ka vijuar takime elektorale në Mat. Gjatë një takimi me qytetarët, Rama u bëri thirrje atyre që të mos votojnë për koalicionin Berisha-Meta. 

Kryeministri Edi Rama, turin e takimeve në qarkun e Dibrës e ka vijuar me Klosin, ku ka prezantuar kandidaten e PS, Vlabona Kola.

Sipas kryeministrit Rama, Klosi ka një potencial të madh të zhvillimit ekonomik dhe social nëpërmjet turizmit. Kryeministri tha se puna për ta bërë Klosin një vend turistik, nuk mund të fillonte pa përfunduar rruga që e lidh me Tiranën tani për 40 minuta.

/rtsh/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme