Takimi me Escobar, Xhaçka: Mirënjohje për promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon

Politikë | 4 vite më parë

Marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale kanë qenë në fokus të takimit mes Ministres së Jashtme Olta Xhaçka dhe të dërguarit të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Me anë të një postimi në rrjetin social Fcaebook, Xhaçka bën me dije se i ka shprehur mirënjohjen Escobarit për përfshirjen e tij personale dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

“Takim i shkëlqyer me Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit 🇺🇲, për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguar i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Diskutuam gjerësisht mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.  Mirënjohje për zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit Escobar për përfshirjen e tij personale dhe të SHBA në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

E sigurova atë për përkushtimin e Shqipërisë 🇦🇱 për thellimin e partneritetit strategjik me SHBA dhe për zgjerimin e bashkëpunimit rajonal”, shkruan Xhaçka.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme