Të huajt që punojnë në Shqipëri vlerësojnë pagën, kushtet e punës, njerëzit dhe vendin

Sociale | 3 vite më parë

Kompania në Vlorë që merret me përpunimin e metalit ka 25 të punësuar, 20 janë nga Shqipëria, 4 nga India e një pakistanez.

Kanë dy vite këtu, e ndihen si në shtëpinë e tyre. Paguhen nga 700-1000 euro në muaj për punën që bëjnë, ndërsa nga punëdhënësi u sigurohet dhe strehimi dhe ushqimi.

 “Kam ardhur nga New Delhi. Atje kam punuar karpentier. Zgjodha Shqipërinë, pasi puna paguhet mirë, ndërsa detyrime kemi më pak. Më pëlqen gjithçka këtu, por në Indi kam familjen, dy fëmijët, ndaj dhe nuk kam vendosur se sa do të qëndroj në Shqipëri.”

 “Unë jam Majkëll. Edhe unë kam dy vjet që punoj këtu. Më pëlqen. Çdo gjë është mirë, shtëpia ku po qëndroj, puna, ushqimi”. 

“Kam dy vite këtu. Kam ardhur nga India për të punuar. Familjen e kam atje. Më pëlqen gjithçka këtu, njerëzit, kushtet e punës, pagesa. Më leverdis të qëndroj këtu. Shqipëria është shumë e mirë. Kemi dhe detin shumë afër dhe ndonjëherë shkojmë dhe atje”. 

Nga qëndrimi këtu, kanë mësuar edhe nga pak shqip.

Sipas statistikave të INSTAT, në fund të vitit 2022 të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri rezultonin 18 181 persona, 7,930 prej të cilëve për punësim.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme