Tempulli/ Arrestohet 28-vjeçari në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve

Aktualitet | 3 vite më parë

Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit antikanabis të koduar “Tempulli”, është arrestuar nga Policia e Tiranës, duke e çuar numrin e të ndaluarve në 97.

Blutë e kryeqytetit kanë bërë me dije se 28-vjeçari ishte shpallur në kërkim pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm e cila e la në burg për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

“Si rezultat, në rrugën “Vangjush Furxhi”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi H. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, thuhet në njoftim.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme