Ten Hag shpërthen pas derbit: lojtarët, të detyruar të dëgjojnë

Derbi i Manchester, që United humbi në shtëpi ndaj City-t të Guardiolës (0-3) vazhdon të lërë pasoja në veri të Anglisë. Vendi i tetë në Premier League nuk ndihmon në ruajtjen e qetësisë në atë gjerësi gjeografike, mënyra se si rezultoi humbja në derbi tërboi tifozët dhe menaxherin e Djajve të Kuq, Erik Ten Hag, i cili mund të kapërdijë dominimin e Qytetarëve në fushë dhe performancën e lojtarëve të tij për të cilët rezervoi një dënim të pazakontë.
Sipas asaj që raportohet nga “The Sun”, zemërimi i trajnerit ka mbërritur në dhomën e zhveshjes së United në fund të ndeshjes ku ka detyruar të gjithë ekipin të hesht për të dëgjuar festimet e fitores së Manchester City nga ana tjetër e tunelit.
Në të njëjtën kohë, trajneri holandez anuloi ditën e pushimit të planifikuar për lojtarët e tij, duke e çuar grupin drejt një analize dhe autokritike të thellë pas një fillimi të dobët dhe zhgënjyes të sezonit (5 humbje në 10 ndeshje kampionati), duke u dhënë, – gjithmonë sipas tabloidit, – lojtarëve “detyrat e shtëpisë” me një video që përshkruan të gjitha gabimet e tyre në lojë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




