Tërmet i fortë më magnitudë 6.2 ballë pranë Oqeanit Paqësor

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 ballë tronditi Port Vilan, kryeqyteti i arkipelagut Vanuatu në Oqeanin Paqësor. Sipas Institutit Gjeofizik Amerikan (USGS), tërmeti ndodhi në një thellësi të cekët prej 10 km dhe 90 km në perëndim të Port Vilas.
Nuk u dha asnjë paralajmërim për tsunami, ndërkohë që tërmeti u pasua nga dy tronditje të shkallës 5.5 dhe 5.7 rihter pa të lënduar dhe pa dëme materiale.
Javën e kaluar, një tërmet edhe më i fortë, me magnitudë 7.7, goditi rajonin, duke shkaktuar një paralajmërim për tsunami, por vala nuk i kaloi 30 centimetra.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




