Test falas për depistimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës

Gratë e moshës 40-50 vjeç mund të kryejnë falas testin për diagnostikim të hershëm të kancerit të qafës së mitrës falë programit kombëtar të depistimit.
Mjekët gjinekologë të qendrave shëndetësore ku administrohen këto teste, thonë se kjo është një mundësi shumë e mirë për shkak të kostove të larta që kjo analizë ka dhe është shterruese deri në fund pasi gruaja ndiqet nga sistemi.
Këto lloj kitesh mund të përdoren edhe në kushte shtëpie nga vetë gruaja me disa udhëzime nga mjeku, por Dr.Lindita Myzyri mendon se marrja e mostrave duhet bërë nga mjeku gjinekolog.
Pavarësisht se depistimi parashikon gratë në moshë të mesme, mjekja tregon se kjo sëmundje ka prekur edhe më të reja.
Testi HPV bëhet një herë në 3 vite por nëse gruaja rekomandohet për kolposkopi , atëherë rezultatet e tij mund të përcaktojnë ripersëritjen e testit pas 3 , 6 apo 9 vitesh.
Çdo vit në vendin tonë diagnostikohen rreth 130 raste të reja me këtë lloj kanceri dhe mesatarisht 40 gra humbin jetën.
Falë këtij programi janë depistuar 31 mijë gra ku 4% kanë rezultuar pozitiv.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




