Tetori rozë/ Nikolla mesazh ndërgjegjësimi kundër kancerit të gjirit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka publikuar në rrjetin e saj social Facebook, një mesazh ndërgjegjësimi kundër kancerit të gjirit. Kryetarja e Kuvendit u bën thirrje vajza e grave për kontrolle, pasi diagnostikimi i hershëm është çelësi i parandalimit.
“Tetori Rozë”, muaji simbol i përkujdesjes ndaj grave e vajzave të prekura nga kanceri i gjirit, është një kohë ndërgjegjësimi e reflektimi për të gjithë shoqërinë.
Për të mbështetur nënat, motrat, vajzat, bashkëshortet të përballojnë e luftojnë sëmundjen dhe t’i rikthehen jetës normale.
Për t’u kujdesur e kontrolluar, për të diagnostikuar në kohë dhe parandaluar zhvillimin e saj.
Disgnostikimi i hershëm është çelësi i parandalimit. Vetëkontrolli mujor, Ekzaminimi klinik i gjirit nga personeli shëndetësor, Mamografia, dhe Eko e gjirit janë ndër masat kryesore parandaluese të kancerit të gjirit.
Për gratë dhe vajzat që kanë faktorë risku, kujdesi duhet të jetë më i madh dhe kontrollet më të shpeshta.
Shoqëria, institucionet dhe sistemi i kujdesit shëndetësor duhet të bashkëpunojnë për të zhvilluar kulturën shëndetësore dhe mundësuar diagnostikimin e hershëm dhe parandalimin edhe për gratë e vajzat me vështirësi ekonomike e familjare.
Për të parandaluar zhvillimin e sëmundjes dhe për t’ua lehtësuar betejën me më shumë përkujdesje mjekësore e shëndetësore, lehtësi ekonomike dhe shërbime sociale e njerëzore.
Për t’u krijuar një mjedis të ngrohtë familjar, profesional e shoqëror, për t’u forcuar besimin, shpresën, optimizmin dhe rikthyer lumturinë. Ato kanë nevojë për ndihmën e kurajën tonë, ne kemi nevojë për buzëqeshjen e tyre”, ka shkruar Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




