Tirana gati të presë Sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe! Kameron vizitë në Shqipëri

Politikë | 2 vite më parë

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Lordi David Kameron (Cameron) do të vizitojë sot Tiranën. Kjo është vizita e parë e tij në vendin tonë.

Ndërkohë kryeqyteti është stolisur me flamuj të Britanisë së Madhe, një poster gjigand i sekretarit britanik është vendosur në godinën e  Universitetit Politeknik.

Kameron mbërrin në vendin tonë rreth orës 11:00 në Aeroportin Nënë Tereza, ku do të pritet nga Ministri i Jashtëm Igli Hasani.

Në orën 12:00, Kameron do të takohet me Kryeministrin Edi Rama për ti lenë vendin më pas një konference për mediat.

Në fokus të vizitës së Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Jashtme në qeverinë e kryeministrit Rishi Sunak pritet të jetë çështja e emigranteve, zbatimi i marrëveshjes mes dy qeverive si dhe rikthimin e vëmendjes pas Brexit për Ballkanin Perëndimor nga Britania e Madhe.

Kujtojmë se disa ditë më parë, kryeministri Rama pati një bisedë telefonike me homologun Rishi Sunak, i vënë nën presion nga opinioni publik dhe të tijtë brenda Partisë Konservatore për kalimet e Lamanshit me gomone të emigrantëve ilegal.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme