“Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”, do të zhvillohen 1000 aktivitete rinore, synohet qëndrueshmëria e projektit

Viti 2022 do të jetë një mundësi për të gjithë të rinjtë që do të përfshihen në aktivitetet, në kuadër të titullit “Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë”.
Përveç promovimit të qytetit, organizatorët synojnë të krijojnë mundësi reale për këta të rinj edhe në të ardhmen, në fushat që ata kanë interes. Aktivitetet që do të zhvillohen nuk do të jenë vetëm artistike dhe kulturore, por do të përfshinë një mori sferash, si shëndeti, arsimi, hapësirat rinore apo inovacioni.
Menaxheri i projektit, Ergys Gezka, në një intervistë për RTSH-në, tha se të rinjtë duhet ta shfrytëzojnë këtë moment për t’i krijuar vetes më shumë mundësi në të ardhmen, në fushën ku ata janë të interesuar.
Ndonëse Tirana mban titullin “Kryeqytet Europian i Rinisë 2022”, aktivitetet nuk do të jenë vetëm për të rinjtë e Tiranës, por do të shndërrohet në një pikëtakim edhe për të rinjtë shqiptarë, kudo që ata ndodhen, në qytete të tjera të vendit, por edhe në treva të tjera shqiptare, si edhe për të rinjtë nga vendet e rajonit dhe Evropës.
Gjatë 2 muajve, kanë aplikuar mbi 1100 të rinj, që duan të zhvillojnë idenë e tyre.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




