Tiranë/ Fitonte para nga biznesmenët duke i mashtruar me dokumente false, arrestohet 54-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 54-vjeçar pasi ka përvetësuar shumë të ndryshme parash nëpërmjet mashtrimit me dokumente të falsifikuara.
54-vjeçari nëpërmjet mashtrimit, paraqiste mandate të falsifikuara duke përvetësuar shumë të ndryshme parash nga biznesmenë të ndryshëm.
“Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit I. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për mashtrim. Ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, duke paraqitur dokumente (mandate) të dyshuara të falsifikuara, ka përvetësuar shuma të ndryshme parash, nga biznesmenë të ndryshëm”, njofton Policia.
Blutë e kryeqytetit kanë sekuestruar dokumente (mandate), të cilat 54-vjeçari i përdorte për skemën e mashtrimit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




