Tiranë/ I vuri flakën një lokali pasi u pagua 20 mijë lekë, arrestohet 29-vjeçari. Shpallet në kërkim porositësi

Aktualitet | 3 vite më parë

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë, pasi akuzohet se i vuri flakën një lokali në Tiranë, për llogari të një personi tjetër. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se i riu me inicialet R. B., ishte paguar 20 mijë lekë për kryerjen e këtij krimi, ndërsa porositësi, një 24-vjeçar, është shpallur në kërkim.

29-vjeçari hodhi lëndë djegëse në tarracën e lokalit në rrugën “Gjin Bue Shpata”, ku si pasojë janë djegur panelet diellore dhe disa pajisje të lokalit.

Sipas policisë, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të cilat autori i ka pasur veshur gjatë kryerjes së krimit, si dhe disa targa automjetesh të shtetësive të ndryshme, të gjetura gjatë kontrollit të banesës së tij.

Po punohet për kapjen e shtetasit R. B., si dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme