Tiranë/ Punime në rrjet, OSHEE njofton ndërprerje të energjisë elektrike në datat 16–18 tetor

Në tre ditët në vijim, 16, 17 dhe 18 tetor, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për disa orë, në disa zona në kryeqytet. Nëpërmjet një njoftimi, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), bën me dije se ndërprerja vjen për shkak të punimeve që po kryhen në disa fidera të nënstacioneve Ndroq dhe Dinamo.
Për pasojë, do të mbeten pa energji elektrike më 16 tetor, nga ora 09:00 deri në orën 14:00, pjesërisht Ndroqi, Pinet, Barzëz, Zhurije, Pezë e Madhe, Pezë e Vogël, Pezë Helmas dhe “Xhevdet Mancaku”.
Më 17 tetor, po në të njëjtin interval kohor, do të mbeten pa drita pjesërisht Lapraka (pas spitalit të Traumës), rruga “Don Bosko”, (tek ish-parku i autobusëve) “Josif Pashko”.
Me datë 18 tetor, energjia elektrike do të mungojë pjesërisht në rrugën “Jordan Misja”, Bathore dhe Paskuqan.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




