Tiranë, së shpejti konferenca e së majtës progresiste

Politikë | 4 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka njoftuar se e majta europiane po përgatitet të zhvillojë një konferencë të madhe në Tiranë në lidhje me të majtën progresiste dhe idetë për të majtën.
Lajmin zoti Gjiknuri e bëri të ditur pas një takimi të premten në Tiranë me presidentin e Fondacionit “Friedrich-Ebert-Stiftung”, Martin Schulz, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare. “Bashkë me Fondacionin “Friedrich-Ebert-Stiftung” po përgatitemi të zhvillojmë një konferencë të madhe në lidhje me të majtën progresiste dhe idetë për të majtën, sidomos me fokus Bashkimin Europian dhe sfidat që kalon Ballkani Perëndimor”, tha zoti Gjiknuri.
Ai tha se me Fondacionin “Friedrich-Ebert-Stiftung” po punohet mbi sfidat që po kalon Shqipëria në këtë periudhë. Pyetjes nëse Ilir Meta do të jetë i ftuar në këtë konferencë, Gjiknuri iu përgjigj: “Ilir Meta është i rreshtuar me koalicionin e së shkuarës dhe nuk ka më lidhje me të majtën, dhe besoj se ju e dini që ai nuk është më pjesë e grupeve progresiste dhe nuk përfaqëson asgjë për të majtën. Madje dhe emrin e partisë e ka ndryshuar, kështu që e ka zgjidhur këtë dilemë vetë dhe nuk ka nevojë ta komentojmë ne këtu”.
Nga ana e tij, presidenti i Fondacionit “Friedrich-Ebert-Stiftung” Martin Schulz vlerësoi shumë punën e bërë në Shqipëri, zhvillimet politike dhe ato të lidhura me Bashkimin Evropian.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme