Totenham-Çelsi, Poçetino ndez derbin: Dua t’i vras!

Angli | 3 vite më parë

Poçetino rikthehet të luajë (21:00) një ndeshje në ish-stadiumin e tij në kushte që pak kush do ta ka kishin imagjinuar. Çelsi i tij është i 13-ti me 12 pikë në 10 ndeshje, ndërsa në krejt tjetër realitet është Totenhami i Agne Postekoglu.

Spursat janë e vetmja skuadër e pamposhtur e Premier Ligës dhe me një fitore mbrëmjen e sotme kalojnë Sitin e vendit të parë.

Konferencat e dy trajnerëve, të cilat i kanë paraprirë takimit, kanë qenë mjaft argëtuse. Nga njëra anë Postekoglu ka treguar momentin kur ka kuptuar se Son mund të ishte zëvendësuesi ideal i Harri Kejn.

“Në 2015-ën Son më shënoi gol në një ndeshje të Kupës së Aizisë, aq mjaftoi për të kuptuar aftësitë e tij si sulmues i pare. Gjatë verës isha realist dhe kuptova se pas largimit të Harrit nuk do të gjenim një tjetër sulmues që shënon 25-30 në sezon”, tha Postekoglu.    

Ndërsa në fjalën e tij Maurisio Poçetino tregoi se ruante kontaktet të mira me presidentin e Spursave dhe se nuk përjashtonte një rikthim të mundshëm në të ardhmen. Por kjo lidhje e veçantë nuk e pengoi të thoshte: “Dua të fitoj, dua që t’i mund. Edhe kur kam përballë fëmijët e mi, sigurisht që luaj për të fituar. E njëjta gjë vlen edhe me babain, vëllezërit apo shokët e mi. Dua t’i vras”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme