Tullumbacet me narkotikë diskutohen në parlament

Sociale | 3 vite më parë

Të ashtuquajturat tullumbacet me azot, që kohët e fundit janë përmendur si shkak i dëmtimeve shëndetësore tek adoelshentët, u bënë shkas për disa debate të shkurtëra në Komisionin e Ligjeve në parlament.

E ftuar në komision, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Entela Ramosaçaj, dha shpjegime për disa ndryshime në ligjin për barnat psikotrope dhe lëndët narkotike. 

Por vemendja u zhvendos nga disa deputetë të shumicës dhe pakicës tek shqetësimi i kohëve të fundit për tullumbacet me azot.

Zyrtarja e Shëndetësisë tha se lënda për të cilën flitet kohët e fundit nuk është e ndaluar sipas konventave ndërkombëtare.

Zonja Ramosaçaj siguroi deputetët se nuk janë spitalet burimi i shpërndarjes në publik të këtij produkti, ndërsa paralajmëroi pasoja nëse përdoret në mënyrë të pakontrolluar.

BE në rekomandimet e veta i ka kërkuar Shqipërisë që të ndryshojë listën e lëndeve të ndaluara që të sigurojë hetime të mira penale në luftën kundër narkotikëve.

Gazetare: Sonila Agostini

/ rtsh.al  /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme