Turizëm, rekorde në shpenzimet e vizitorëve

Shtimi i numrit të turistëve në Shqipëri është shoqëruar edhe me rritjen e shpenzimeve të tyre. Shifrat e tremujorit të parë të vitit sinjalizojnë një rekord historik absolut.
Sipas të dhënave të INSTAT në tre muajt e parë të vitit aktual numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.5 milionë vizitorë. Ata kanë shpenzuar në Shqipëri rreth 788 milionë euro në vetëm tre muajt e parë të këtij viti.
Rekordi i mëparshëm për këtë periudhë kohore regjistrohej një vit më parë, me 624 milionë euro, ose një tejkalim prej 164 milionë euro.
Referuar shifrave rezulton që shpenzimi mesatar për një person ka qenë rreth 513 euro.
Sipas të dhënave numri i turistëve që vizituan Shqipërinë vitin e kaluar arriti afro 10 milionë. “Banka e Shqipërisë”, përllogariti se turistët shpenzuan në vend rreth 4.1 miliardë euro. Ndërsa të ardhurat neto të ekonomisë shqiptare nga turizmi vitin e kaluar arritën vlerën e 1.8 miliardë eurove.
Autoritetet shqiptare shresojnë që këtë viti numri i vizitorëve të arrijë në 14 milionë e për rrjedhojë pritet që të ardhurat nga turizmi të rriten ndjeshëm.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




