Turizmi në tavolinë me qeverinë – Sektori i turizmit: Punonjësit të jenë aksionerë në përfitim

Ekonomi | 3 vite më parë

Lehtësim të procedurave dhe heqje të tatimit të dyfishtë dhe deri tek bërja aksioner i biznesit hotelier, janë propozimet që i janë dërguar qeverisë nga përfaqësuesit e sektorit të turizmit. Kryetar i Shoqatës së Hoteleri Turizmit, Zak Topuzi bën të njohura disa prej tyre.

“Ne duam që punonjësit tanë të jenë aksionerë në përfitim. Kjo është një praktikë që ndodh në hotelet e mëdhaja duke vendosur një çmim shërbimi dhe kjo të njihet nga sistemi fiskal në mënyrë që këto të ardhura të ndahen tek të gjithë punonjësit”, shprehet Topuzi.

Krijimi i komisionit të Turizmit, pranë Këshillit Ekonomik Kombëtar dhe mbështetja që qeveria ka premtuar që t’i ofrojë këtij sektori, ka sjellë që në tavolinën e diskutimeve të vijnë një numër i konsiderueshëm propozimesh të maturuara të sipërmarrësve turistikë:

“Pikat kryesorë ishin tatim i dyfishtë që lidhet me vendet që ka një marrëveshje me qeverinë për të mos paguar tatimin e dyfishtë. Pjesa e dytë lidhet me shpërblimet. Punonjësit me kohë të pjesshme të mos trajtohen si ata me kohë të plotë, por të ketë lehtësira fiskale. Ulja e komisioneve bankare e të tjera”, tha ai.

Sektori i Turizmit ka shënuar rritje nga viti në vit në të ardhurat që i sjell ekonomisë shqiptare. Sipas të dhënave të biznesit, janë më shumë se 265 mijë të punësuar në zinxhirin e shërbimeve turistike dhe investimet vendase dhe të huaja në turizëm po njohin vetëm rritje. Për vitin 2024 parashikohen më shumë se 13 milionë vizitorë dhe rritje e kontributit të sektorit në Prodhimin e Përgjithshëm të Brendshëm.

Gazetar: Bardhi Sejdarasi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme