Turizmi rural , çelen bujtinat e para në Nepravisht të Libohohës .

Kulturë | 6 vite më parë

 

Turizmi  rural dhe mikëpritja në  familjet   për tu njohur me jetesën  e fshatit  tashmë  çdo vit e më shumë po sensibilizon banorët të çelin dyert për vizitorët vendas e të huaj. Në fshatin Sektor të bashkisë së Libohovës duke parë edhe numrin  e lartë të vizitorëve  në këtë zonë ka nisur edhe çelja e bujtinave të para . E tillë është inisjativa e  familjes Shuti nga ky fshat jetesa e të cilëve sigurohet nga të ardhurat në sektorin e bujqësisë  , por që prej dy vitesh ka  ndërtuar edhe shtëpizat e drurit për pritjen  e turistëve . Kryefamiljari Gëzim Shyti tregon se bujtinat karakteristike  u ndërtua nga dy djemtë  duke ju përshtatur edhe traditës së banesave të dikurshmë të fshatit . Për shkak të pandemisë numri I vizitorëve gjatë vitit që lamë pas ishte I ulët por gjithësesi nuk kanë munguar ata vendas.

  • Ne jetojmë me bujqësi, kemi fermën tonë në të cilën është angazhuar gjitha familja . Zona e Libohovës është mjaft e vizituar dhe sidomos fshati Sektor për shkak të afrimitetit me rrugën por edhe resurseve natyrore . Vinin turistë të huaj  ndaleshin në fshat, bënin foto dhe ne I ofronim ndonjë kafe e fruta siç e do zakoni. Ndryshe nga ne më bën përshtypje që ishin shumë kureshtare për punët e fshatit . Rrinin për orë të tëra në fermë , shikon dhe proçesin e mjeljes së bagëtive .Duke parë  këtë numër të lartë  djemtë morën insjativën e ndërtimin të shtëpizave të drurit duke përdorur cdo gjë tradicionale . Sot operojmë me ndërthurje  si të turizimit  ashtu edhe  të bujqësisë  , dhe shpresojmë që ky vit të hapen kufijtë  të mirëpresim turistë. Fshati e ka mundësinë ta zhvilloj këtë sektor  . Me anë të produkteve bio, guidave që  bëhen , vizita në zonat e mbrojtura që kemi  si Kalaja e Libohonës , kisha e Labovës së Kryqit , Ura e Zonjës ,Ura  e Ali Pashës mbi lumin Zagorie etj  turizmi është  I rëndësishëm.

Sektori I turizmit rural gjithnje e  me shume  po mer vemendjen e turisteve  te huaj  te cilet vizitojne Shqipërine .


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme