Ujësjellësi i ri i Pogradecit, ministrja Balluku inspekton punimet

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka inspektuar këtë të enjte punimet në ujësjellësin e Pogradecit. Veç qytetit ai siguron furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për afro 6 mijë banorë të Udenishtit dhe Memlishtit, dy fshatra me potencial të madh turistik.
Ministrja Balluku tha se, deri më tani janë realizuar afro 60% e punimeve dhe puna po vijon me intensitet për përfundimin 6 muaj para afatit të përcaktuar për mbylljen e kësaj vepre. “Aktualisht në të gjithë vendin janë të hapura më shumë se 200 kantiere sa i takon ujësjellës-kanalizimeve. Ndërsa vetëm në qarkun e Korçës numërohen 28 kantiere ku po punohet pa ndalesë. Uji i pishëm, kanalizimet, shërbime kaq të rëndësishme për qytetarët, janë një nga 5 prioritet e qeverisë Rama, për të cilat ne kemi punuar gjatë gjithë kohës duke patur edhe mbështetjen e donatorëve si KfW e BB”- tha Balluku.
Sipas saj, qeveria ka nisur punën për të mbyllur dy kreditë që financojnë ndërtimin e rrugës së Qafë Plloçës, për të vazhduar edhe me rikonstruksionin e rrugëve të tjera që bashkia Pogradec i ka paraqitur si vepra të rëndësishme për investim. Ato do ti vijnë në ndihmë përmirësimit të jeteses së banorëve në këto zona, por edhe agroturizmit, që ka marrë zhvillim për ngrjtjes së bujtinave dhe sipërmarrjeve të ndryshme private.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




