Ullishtet dhe vreshtat dalin në “treg”, shkak mungesa e fuqisë punëtore

Ekonomi | 3 vite më parë

Rreth 1 mijë parcela, pemëtore, vreshta dhe ullishta janë dhënë me qera.

Kjo bëhet e ditur nga portali “Fermeri Shqiptar” në rubrikën “Toka me Qera”. 

Konkretisht janë 4385 parcela të listuara për qira. Pjesën më të madhe e zënë tokat arë, rreth 2768 parcela.

Sipas specialistëve ato janë  lënë djerre dhe dhënia me qira u jep mundësi pronarëve për të krijuar të ardhura.

Arsyeja e dhënies me qera është mungesa e fuqisë fuqisë punëtore. Të rinjtë janë larguar nga zonat bujqësore, ose kanë emigruar dhe një pjesë e mirë e kësaj pasueri është në dorën e të moshuarve. 

Peshë të konsiderueshme në këto prona e zënë ullishtet dhe vreshtaria, pavarësisht se të dyja sjellin fitime të konsiderueshme për fermerët.

Ullishtet, shumica gjenden në Berat, Fushë-Krujë, Durrës, Kuçovë, Përmet dhe Vlorë. 

Ndërsa pjesa më e madhe e vreshtave gjenden në Berat, Kurbin, Lezhë, Përmet dhe Vlorë.

Situata duket paksa absurde, veçanërisht për ullishtat pasi kërkesat për vajin e ullirit janë rritur veçanërisht në tregun e huaj.

Në vend nga rreth 11 milionë rrënjë me ullinj janë në prodhim rreth 9 milionë dhe sipërfaqet vijnë duke u shtuar vit pas viti. 

Në këtë sezon janë rreth 150 mijë tonë ullinj kokërr nga të cilat është prodhuar rreth 20 mijë tonë vaj ulliri”.

Rreth 90% e vajit të ullirit në Shqipëri tregëtohet jo në supermarket, por nga vetë fermerët dhe prodhuesit e vegjël.

Mbiprodhimi i vajit ka sjellë ulje të ndjeshme të çmimit në treg.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme