Universitet, programet e fizikës, kimisë e matematikës rrezikojnë mbyllje

Sociale | 3 vite më parë

Ka më shumë se 7 vite që interesi i të rinjve shqiptarë për t’u regjistruar në programet e shkencave natyrore si fizikë, matematikë apo kimi ka rënë. Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës këtë vit këto degë nuk kanë arritur të plotësojnë as numrin minimal prej 10 studentësh.

Magjithatë ka ende kandidatë që i preferojnë këto degë. Elda Raxhepi është njëra prej 8 studentëve që ka përzgjedhur fizikën. Madje ajo thotë se ky program është listuar në preferencat e saj të para.

Përgjegjegjësi i Departametit të Fizikës Polikron Dhoqina sqaron se dega e fizikës tashmë përzgjidhet vetëm nga ata studentë që janë të apasjonuar pas saj. Ai është një program studimi me një nivel të lartë vështirësie ndërsa motivimi financiar pasi punësohen nuk është i madh.

Ndërkaq për shkak të numrit të kufizuar të studentëve rrezikon të mbyllet programit e masterit shkencor për fizikë.

Ndërkohë në vitet e fundit programet e informatikës dhe biologjisë janë ndër më të kërkuarat në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Gazetare Keti Toroveci

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme