“Ura” rikthehet në RTSH, një dritare për shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë vendit

Emisioni “Ura” një dritare për të gjithë shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë vendit, rikthehet mbrëmjen e së mërkurës në orën 21 00 nën drejtimin e gazetarit të njohur Artur Bejzade.
Si edhe më parë “Ura” synon të jetë një urë lidhëse me atdheun për të gjithë shqiptarët kudo ku ata janë në botë.
“Është dritare që mund ta ketë vetëm televizioni publik, të bëjë lidhjen me diasporën. E ka misionin e vet dhe këtë mision mendoj se nëpërmjet ‘Urës’ e realizojmë me qëllimin e mirë për të folur të gjithë me një gjuhë, për të qenë të gjithë në orën shqiptare. Ka një vëmendje të jashtëzakonshme nga stafi i ri që jo vetëm të jetë një urë lidhëse televizioni, por edhe të japë mesazhet që duhet për diasporën, t’i krijojë mundësitë dhe ta bëjë pjesë të jetës shqiptare,” tha z. Bejzade.
Emisioni “Ura” vjen çdo të mërkurë në orën 21:00 në Radiotelevizionin Shqiptar.
Gazetare: Xhilda Kondi
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




