Uragani Otis godet Meksikën jugore, autoritetet paralajmërojnë: Skenar makthi

Botë | 3 vite më parë

Uragani Otis ka goditur qytetin turistik Akapulko në Meksikë, ku stuhia u intensifikua pak para mbërritjes në tokë, duke mos i dhënë kohë zyrtarëve dhe banorëve për t’u përgatitur.

Otis u forcua nga një stuhi tropikale në një uragan jashtëzakonisht të rrezikshëm të kategorisë 5 në vetëm 12 orë para se të përplasej në breg si stuhia më e fortë e regjistruar që ka goditur këtë zonë dhe bregdetin e Paqësorit të Meksikës.

Parashikuesit në Qendrën Kombëtare të Uraganeve paralajmëruan se po shpalosej një “skenar makthi”.

Stuhia është nisur në brendësi të vendit dhe pritet të shpërndahet në jug të Meksikës deri të mërkurën mbrëma, tha qendra. Shtrirja e plotë e shkatërrimit të stuhisë nuk është ende e qartë.

Presidenti i Meksikës, Andrés Manuel López Obrador tha të mërkurën në mëngjes se nuk kishte raportime për viktima, por të gjitha sistemet e komunikimit në zonë janë të dëmtuara./ CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme