Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance, deklaroi se beson se po bëhet përparim në negociatat me Iranin, pas refuzimit të Presidentit Trump ndaj propozimit të fundit të Teheranit, të cilin e cilësoi si të papranueshëm.
“Mendoj se po bëjmë përparim. Pyetja themelore është nëse bëjmë mjaftueshëm përparim për të plotësuar ‘vijën e kuqe’ të presidentit. Vija e kuqe është shumë e thjeshtë.
Ai duhet të ndihet i sigurt se kemi vendosur një sërë mbrojtjesh të tilla që Irani kurrë të mos ketë armë bërthamore”, tha JD Vance.
Deklarata vjen në një moment delikat të bisedimeve mes Uashingtonit dhe Teheranit për programin bërthamor iranian, ku Shtetet e Bashkuara insistojnë për garanci të forta kundër zhvillimit të armëve bërthamore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





